Blero realizon ‘cover’ këngën e Sabri Fejzullahut

Ani pse pandemia COVID-19 ia ka prishur planet rreth projekteve të reja muzikore, Blero nuk u ndal tërësisht.

Këngëtari, në një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, solli një cover të ri, të këngës Sabri Fejzullahu.

Bëhet fjalë për hitin “Pse s’thash të du”, të cilën Blero e realizoi në një studio të improvizuar në këtë kohë pandemie.

“Pse sthash te du- Cover e legjendes @sabrifejzullahu_official
@fissii_ @edonavdiu_ per pik qefi 😊🤗 Studio e improvizuar 🍾🍾🍾”, ka shkruar Blero sipër videos.

Për ndryshe, kënga e fundit e realizuar me videoklip nga Blero Muharremi është “Harrova”.