Blero quan Bernard Challandes të sëmurë mental

Këngëtari Blero Muharremi reagoi pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut.

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur ndryshe si Blero kishte reaguar pas disfatës së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, teksa e kishte quajtur selektorin Bernard Challandes si një njeri që ka probleme psikike.

Kosova përjetoi një tjetër humbje, kësaj radhe në “Fadil Vokrri” kundër Sllovenisë me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen për Ligën C të Ligës së Kombeve.

I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, Blero ka deklaruar mendimin e tij.

“Natyrisht se jam i mërzitur. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një humbje. Unë ende mendoj që ai duhet të largohet, sepse dënimi i futbollistit duhet të bëhet në kohë të caktuar dhe jo në mungesë të futbollistëve. Ai ka një “sëmundje psikike”. Faleminderit për gjithçka por duhet të largohet”, shtoi Blero.