Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, u komentua shumë për lojën e tij brenda “BBVK” e më pas edhe vendimit të tij për tu larguar nga ky format.
Pas pjesëmarrjes së tij në formatit televiziv, këngëtari ka nisur punimet në profesionin e tij të kahmotshëm, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ka paralajmëruar një album.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Ai bën me dije që do të jetë një album i ndërtuar me historitë e tij të jetës.
“Albumi po vjen. Historitë e mia të jetës. Qëndroni gati’, ka shkruar këngëtari.
Në po të njëjtin postim, vazhdoi: “Keni çka me prit, ju premtoj”./Lajmi.net/