Blero Muharremi: E rënda është që ish-partneret tani janë zënë ndërmjet vete

Blero Muharremi gjatë këtyre ditëve ka qenë në fokus të medieve e shtypit rozë në tërësi.
Kjo pasi bëri bujë për shkak të një romance të re, për të cilën u tha se janë ndarë.

I njëjti së fundmi ka marrë vëmendje me një postim në InstaStory, ku thekson se ish-partneret e tij tani janë zënë ndërmjet vete.

“E rënda është që ish-partneret janë zënë ndërmjet vete tani. Kanë harruar që janë X-a”, ka shkruar ai.

I njëjti kishte fshirë më pas këtë postim, i cili duket se u pendua në mënyrë që të mos nxiste më shumë reagime.

Nuk dihet se për kë ishte fjala apo se çfarë saktësisht dëshironte të thoshte 45 vjeçari.

Krijuesi i hitit “Fotografia” këtë vit ka qenë krye-temë pasi bëri disa deklarata për ndarjen nga blogerja Afrona Dika.