Këngëtari Blero Muharremi ka reaguar në rrjete sociale pas një deklarate të analistit politik Nezir Kraki, i cili së fundi ka komentuar rezultatet e balotazhit në zgjedhjet lokale.
Blero ka publikuar në Instagram një fotografi të Krakit nga një emision televiziv, duke shtuar mbi të reagimin e tij: “S’ka gjë më fyese për inteligjencën sesa kur injoranca flet me bindje”.
Me këtë, artisti ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj qëndrimeve të analistit, shkruan “Kosovarja”
Reagimi i këngëtarit vjen në një kohë kur ai vetë është shfaqur më aktiv në çështje publike, shpesh duke ndarë qëndrime personale për zhvillimet politike në vend.




