Blero i acaruar me situatën kërkon nga politikanët të mendojnë për popullin

Blero ka disa fjalë për politikanët.

Mos arritja e një marrëveshjeje mes LDK dhe Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e qeverisë ka acaruar qytetarët e Kosovës, e së fundmi është Blero ai që ka reaguar me një postim, shkruan lajmi.net.

Situata e palakmueshme në skenën politike ka shtyrë këngëtarin t’i bëjë thirrje politikanëve duke i ftuar ata të mendojnë një herë në të mirën e popullit.

Postimi i plotë i Bleros: Spo marr vesh?! Marrin turr me i fitu zgjedhjet bohen gati për gjithçka, tani ku i fitojnë, kanë probleme ndarje pushteti, na vijnë me arsyetime blla blla blla…

Definitivisht jam i hutum dhe nuk po i marr vesh.

Allahile kushdo prej partive që ka qen, do të jetë në pushtet ju lutem vetëm për një moment mendoni për popull.