Blerim Sejdiu pyet Ali Ahmetin: Si u bëtë milionera me djersë, kur populli nuk mund ta sigurojë kafshatën e gojës

Kryetari i komunës së Zhelinës dhe anëtari i lartë i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu përmes një postimi në facebook ka thumbuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Çfarë njerëz gjenial këta familjarët e Ali Ahmetit, akoma pa i mbushur 30 vjet me djalë, me nipa, me dhëndorrë, të gjithë mega investorë me nga 30, 40, 50 milion eurosh, a thua vallë çfarë talenti të pazbuluar kanë këta që më djersë arritën gjithë të bëhen milionera në kohën kur gjithë ata që punojnë me djersë nuk arrijnë t’a sigurojnë kafshatën e gojës, sidomos në vendin tonë?!”, ka shkruar Sejdiu.(INA)