Blerim Destani me një foto të ëmbël uron të ëmën për 8 mars

Si shumica e artistëve të tjerë edhe Blerim Destani është përkujdesur ta urojë nënën publikisht për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Aktori ka ndarë një fotografi shumë të këndshme me të ëmën  në profilin e tij në Instagram ku si mbishkrim kishte lënë “Gëzuar ditën e gruas”.

Ndryshe Destani është duke punuar në projekte ndërkombëtare dhe së fundmi ishte pjesë në një kastë me Roberto De Niron për filmin ‘The Comeback Trail’.