Në kuadër të ekspeditës “Ararat 2022” gjenden dy anëtar të ShBA Dardania – Shkup, Daut Aziri dhe Samir Xhemaili, pas 4 ditë ecje dhe mundim, ata dhe pjesëmarësit tjerë të ekspeditës, sot me datë 30 Shtator 2022, në orën 5.00 (me kohën e Turqisë) aritën në majën më të lartë të Republikës së Turqisë, majën Ararat, me lartësi mbidetare prej 5137 metrave.
Urime për Dautin dhe Samirin, urime edhe për pjesëtarët tjer të ekspeditës (çifti Ajfer dhe Keramedin Zendeli, Ismet Shurban dhe Xhevat Nuhi) nga ShM Sharri nga Gostivari.
Urojmë që edhe zbritjen ta realizojnë me sukses, dhe pas disa ditëve të na vijnë shëndosh e mirë.









