Bjellorusia ndryshoi Kushtetutën, hoqi dorë nga neutraliteti

Në raportin e tij të fundit, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) thekson se Shtabi i Përgjithshëm i Bjellorusisë ka konfirmuar se vendi ka ndryshuar tekstin e Kushtetutës për të hequr dorë nga neutraliteti dhe statusi jo-bërthamor.

Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Bjellorusisë, koloneli Andrey Bogodel, tha dje se, për t’iu përgjigjur “sfidave dhe kërcënimeve të jashtme”, Bjellorusia bëri ndryshimet e nevojshme në Kushtetutën e saj, duke hequr dorë nga neutraliteti dhe duke shfuqizuar seksionin për statusin jo-bërthamor.

Për të kujtuar, presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se arma e parë taktike bërthamore e vendosur atje ka mbërritur në Bjellorusi. Presidenti i SHBA Joe Biden tha më pas se kërcënimi rus për të përdorur armë taktike bërthamore ishte “real”.