Bixhoz i jashtëligjshëm në Tetovë, policia gjen listën me 387 klientë

Organizoi lojëra të fatit pa leje, përfundon në pranga 26-vjeçari nga Bogovinja e Tetovës, përcjell TV21. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se personi me iniciale F.A. ka shkelur nenin 156, paragrafi 3 nga Ligji për Lojëra të Fatit.

“Gjatë kontrollit në një objekt pa firmë në fshat, i kryer në bashkëpunim me DAP-Tetovë, janë gjetur 6455 euro, 220 funte britanike, 200 franga zvicerane, 4100 denarë, tre telefona celularë, listë me 387 klientë dhe sende të tjera, të konfiskuara e që kanë origjinë nga një vepër penale”, thonë mes tjerash nga MPB.