Bisedova me mikun tim për Ballkanin e Hapur, Vuçiq publikon foto me Ramën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka publikuar një foto në rrjetet sociale me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, nga Tirana, ku po zhvillohen edhe punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Krahas fotos, Vuçiq shkruan se ka biseduar me Ramën për Open Balkan dhe nisma të tjera të përbashkëta mes dy vendeve.

“Po flisja me mikun tim Edi Rama për nismën Open Balkans dhe çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai në një postim në Instagram.

Më herët në një deklaratë për mediat, Vuçiq tha se Serbia është shtet i pavarur dhe se është shumë pranë Rusisë.

“Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Besoj se e keni lexuar dhe keni shkruar gjatë  9-10 muajve të fudnit se Serbia po ndiqte udhëzimet e Rusisë për të sulmuar të tjerët në Ballkan. Ne e kemi përgënjeshtruar këtë me vepra. Është e lehtë të ekspozosh lajmet e rreme, por e vërteta del dhe të gjithë e dinë të vërtetën. Serbia është një vend i pavarur dhe është drejt rrugëtimit të saj drejt BE-së”- tha ai.

Loading…