Bisedimet për shkrirjen e VLEN-it/ Kush do ta përfaqësoj ASH-në, përgjigjet Mexhiti

Kryetari i Lëvizjes demokratike, Izet Mexhiti deklaroi sot se pak ka rëndësi se kush do ta përfaqësoj ASH-në në bisedimet për shkrirjen e VLEN-it në një parti. Sipas tij më e rëndësishme është vetë VLEN-i, shkruan Alsat.

“Ajo është çështje e brendshme e ASH-së, mirëpo mendoj se më e rëndësishme është VLEN-i për shkak se ASH-ja, Alternativa, LD-ja, BESA do të jenë vetëm edhe një javë ose 2. Pas formimit të VLEN-it më e rëndësishme është VLEN-i. Pak është e rëndësishme se kush do të jetë edhe një javë ditë përfaqësues i LD-së, i ASH-së dhe të tjerëve”, tha Mexhiti.

Ndërkohë sa i përket rikonstruimit të Qeverisë dhe se a do të mbetet edhe më tej Arben Fetai zëvendëskryeministër, Mexhiti shprehet se nuk ka asgjë kundër pasi që sipas tij Fetai e ka kryer punën me sukses.

“E ka ba punën mirë, ka performanca të mira dhe për mua mendoj se duhet të mbetet”, tha Mexhiti. /Alsat.mk