Bisedimet për koalicionin qeverisës, LDK-ja thërret Këshillin e Përgjithshëm të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thërritur në një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm. Mbledhja është paraparë të mbahet sot në ora 14:30 në selinë e partisë.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.