Në mes prioriteteve të politikës ë jashtme të administratës së re amerikane është Ballkani Perëndimor, është potencuar në bisedën telefonike mes presidentit të SHBA-ve, Xho Bajden dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Sipas kumtesës së lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, dy liderët kanë përmendur tema prioritare, duke përfshi Afganistanin, Kinën, Iranin, Rusinë dhe Ukrainën, si dhe Ballkanin Perëndimor, ku është aktuale çështja e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Presidentit Xhozef bajden sot bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke ia përcjellë dëshirën e tij për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai e potencoi qëllimin për të revitalizuar aleancën transatlantike, duke përfshi NATO-n dhe Bashkimin Evropian si gur themel të sigurisë kolektive dhe vlerave të përbashkëta demokratike”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
“Ata poashtu u pajtuan për rëndësinë e bashkëpunimit global, duke përfshi edhe përkushtimin e rinovuar të SHBA-ve ndaj organizatave multilaterale, luftën kundër ndryshimeve klimatike, luftën kundër Kovid 19 dhe përmirësim të mbrojtjes shëndetësore, si dhe për arritje të rikuperimit të qëndrueshëm global ekonomik”, shtohet në kumtesë.
Rajon-Botë Bisedë Bajden-Merkel: Ballkani Perëndimor mes gjashtë prioriteteve të Bajdenit, bashkë me Kinën,...