Bim Bimma flet pas lajmit se qeni i tij u përlesh me një tjetër

Në qendër të Prishtinës, sot ndodhi një përleshje mes qenve, ku qytetarët u munduan t’i ndanin, shkruan lajmi.net.

Njëri prej qenve ishte edhe ai i Bim Bimmës, të cilin reperi po tentonte ta largonte nga qeni tjetër.

I kontaktuar nga lajmi.net, Bimma tha se nuk është asgjë serioze, vetëm se dy qentë janë kapur mes vete.

“Nuk kam çka prononcohna. Qeni është kapë me qen, qaq”, u shreh ai.

Ndërsa, i pyetur nëse është ndonjë qytetar i lënduar nga kjo përleshje, reperi deklaroi “Të lënduar s’ka, veç qeni është kapë me qen, kurgjë s’ka, veç janë vra pak”. /Lajmi.net/