Bill Klintonin e zuri gjumi gjatë inaugurimit të Bajdenit

Ish presidentin amerikan Bil Klinton, në periudhën 1993-2001, e zuri gjumi gjatë inaugurimit të djeshëm të presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, shkruan “Nju-Jork Tajms”.

Në videon e shkurtë, e cila u shpërnda në rrjetet sociale, shihet se si Bill Klintoni nuk mund t’i mbajë sytë hapur, ndërsa koka e tij gradualisht ulej te poshtë, gjatë inaugurimit në Uashongton.

Bill Klinton në ceremoni ishte i ulur afër bashkëshortes së tij, Hilari.