BILD: Yjet e Bayernit u rrahen në zhveshtore pas humbjes nga Manchester City

Skuadra e Bayern Munich u mposht mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League ndaj Manchester Cityt me rezultatin 3 me 0.

Gazeta gjermane ‘BILD’ shkruan se në tunel pati një rrahje mes lojtarëve të klubit gjerman.

Sipas këtij raporti, ishte Sadio Mane ai që pati një bisedë të tensionuar me bashkëlojtarin e tij, Leory Sane dhe madje e goditi me shuplakë.

Kjo rrahje erdhi për shkak se dy lojtarët patën një mos-marrëveshje gjatë ndeshjes.

Kujtojmë që Sadio Mane u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, por nuk arriti të bënte asgjë, kurse Sane pati disa raste të mira shënimi në dy pjesët./Lajmi.net/