Bilall Kasami sonte i ftuar në Alsat

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherësh edhe drejtues i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte është i ftuar në emisionin “200” në Alsat, njoftojnë nga kabineti tij.

Në këtë intervistë që transmetohet në ora 22:00, Kasami do të shpalos qendrimet e Lëvizjes BESA për zhvillimet aktuale në vend si dhe planet e tij për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet komuna të cilën ai e drejton.