Bilall Kasami: Shkupi dhe Prishtina do të lidhen me autostradë moderne

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, e ka cilësuar si një ditë historike nënshkrimin e marrëveshjes për autostradën Shkup–Bllacë, duke theksuar se projekti më në fund po kalon nga premtimet në realizim.

“Ditë historike!

Autostrada Shkup-Bllacë përfundimisht del nga sirtari i premtimeve dhe hyn në kapitullin e projekteve që po realizohen nga Qeveria VLEN!

• 27 metra gjerësi
• 5 tunele
• 9 ura

Autostradë moderne që lidh vendin tonë me Kosovën!

Urime gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Kasami.