Bilall Kasami njofton hapjen e Bulevardit “VS Bato”, lidhje e re strategjike për Tetovën

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se pritjes i ka ardhur fundi dhe se nesër do të hapet Bulevardi i ri “VS Bato”, një investim i rëndësishëm infrastrukturor për qytetin dhe rrethinën.
“Hapja e këtij bulevardi është një hap i madh për zhvillimin urban dhe lidhjen më të mirë të zonave përreth Tetovës. Poroji, Xhepçishti dhe banorët e Komunës së Tearcës do të jenë më afër Tetovës se kurrë më parë”, ka deklaruar Kasami.

Hapja zyrtare do të bëhet nesër në ora 18:00, ndërsa lokacioni është fshati Poroj, te pompa e benzinës. Nga Komuna ftohen qytetarët që të marrin pjesë dhe të festojnë së bashku këtë investim që, sipas tyre, i shërben të ardhmes së qytetit.