Bilall Kasami: Investime konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në lagjen “Ajduçka”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin dhe promovimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor në lagjen “Ajduçka”, i cili përfshin rikonstruksionin e disa rrugëve kryesore në këtë zonë.

Sipas Kasamit, janë rikonstruktuar rrugët “Aleksandar Zdravkovski”, “Zheleznichka”, “Gjoce Simoski”, “Predrag Jançevski”, “Dervish Cara”, si dhe rruga 118, që shtrihen në kuadër të Blloqeve Urbane 55, 56 dhe 62.

Ai theksoi se realizimi i këtij projekti është pjesë e angazhimit të komunës për të përmbushur premtimet ndaj qytetarëve dhe për të qenë sa më afër nevojave të tyre.

Njoftimi i plotë:

Investime konkrete për infrastrukturë më të mirë! Sot në lagjen “Ajduçka” promovuam rikonstruimin e rrugëve Aleksandar Zdravkovski, Zheleznichka, Gjoce Simoski, Predrag Jançevski, Dervish Cara, dhe rruga 118, në Blloqet Urbane 55, 56 dhe 62. Projekti përfshiu gërryerjen e asfaltit ekzistues, nivelizimin e pusëtave dhe asfaltimin e ri, në një gjatësi prej 1.515 metrash dhe sipërfaqe prej 11.683 m², duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe kushtet për banorët e kësaj zone. Realizojmë premtimet dhe jemi afër qytetarëve! Ta gëzojnë qytetarët!