Big Mama zbulon datën e këngës së re

Këngëtarja e njohur Big Mama ditët e fundit tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me disa postime, shkruan lajmi.net.

Artistja publikoi foto të shumta nga ‘festa e beqarisë’, duke bërë fansat të aludonin në atë që ajo po martohet.

Por, përmes postimit të fundit, ajo njoftoi se pamjet ishin nga videoklipi i ri, i cili do të publikohet më 25 qershor.

 

“Po vjen së shpejti… 25.06 e premte ora 18.00”, ka shkruar Big Mama në postimin e fundit.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Big Mama, e cila kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë. /Lajmi.net/