Emisioni “Një kafe me Labin”, që transmetohet çdo të diel në Media21, këtë të diel i është kushtuar këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, të cilit sot iu dha lamtumira e fundit në Tetovë, njofton TV21.
Në këtë emision, ku të ftuara ishin dy këngëtaret nga Maqedonia e Veriut, Big Mama dhe Adelina Tahiri, u kujtuan fillimet e karrierës së Shpat Kasapit dhe jeta private e tij.
Të pyetura nga autori i emisionit, Labinot Gashi se a është e rendit që të organizohet koncert për nder të Shpat Kasapit, që të tre, njëzëri u pajtuan, pasi siç thanë, “Shpati bëri revolucion në muzikë dhe e duan të gjithë shqiptarët”.




