Një mashkull i moshës 59-vjeçare ka ndërruar jetëpardje pasi është rrëzuar nga lartësia gjatë realizimit të punimeve ndërtimore në një ndërtesë në ndërtim në Kisella Vodë të Shkupit, njofton Portalb.mk.
Bëhet fjalë për Zh.S. nga fshati German i Kriva Pallankës.
Siç informuan nga policia, ai menjëerë është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në gjendje kritike. Edhe krahas përpjekjeve të mjekëve që t’ia shpëtojnë jetën, si pasojë e lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë.
Për rastin është njoftuar edhe Inspektorati Shtetëror i Punës i cili duhet të konfirmojë se nëse janë respektuar procedurat e sigurisë në kantierin e ndërtimi.





