Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lezhë, ku një e mitur 4-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj.
Sipas njoftimit të policisë, vajza u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45 në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i plotë i policisë
“Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.
E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim. /euronews/