Bie çmimi i naftës në tregjet evropiane

Nafta sot vazhdoi të bjerë në tregtimin evropian, me ç’rast Brenti për dërgesë në nëntor ka rënë nën 85 dollarë për fuçi, treguan të dhënat nga bursa londineze ICE.

Marrëveshjet tregtohen në 84.91 dollarë për fuçi, ose 1.44 për qind nën nivelin në fund të sesionit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, marrëveshjet e së ardhmes të naftës së papërpunuar të lehtë amerikane humbën 1.83 për qind deri 7.33 dollarë për fuçi.