Presidenti amerikan Joe Biden, tha se po vazhdon kontaktet me udhëheqësit e Katarit, Egjiptit dhe Izraelit për t’u siguruar që çdo aspekt i marrëveshjes së armëpushimit të zbatohet.
“Kam bërë presion të vazhdueshëm për një pauzë në luftimet për të përshpejtuar dhe zgjeruar ndihmën humanitare që shkon në Gaza dhe për të lehtësuar lirimin e pengjeve”, shkroi ai në X, transmeton Klankosova.tv.
Një postim i veçantë nga Shtëpia e Bardhë shtoi se Biden “do të vazhdojë të punojë për të zgjatur pauzën përtej dy ditëve të tjera”.




