Biden thirrje për ndalimin e shitjes së armëve: Për hir të Zotit, sa masakra të tjera jemi të gatshëm të pranojmë?

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Kongresit amerikan të gjejë më patjetër një mënyrë për të frenuar shitjen e armëve të sulmit duke marrë shkasë nga ngjarjet e fundit si sulmi më automatik në një shkollë fillore në Teksas ku u vranë 19 nxënës dhe dy gra.

“Për hir të Zotit, sa masakra të tjera jemi të gatshëm të pranojmë?” tha Joe Biden.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt të hënën në mbrëmje, zoti Biden tha disa herë “Mjaft më, mjaft më” dhe shtroi pyetjen se çfarë do të duhej për të ndryshuar ligjet e armëve në Amerikë, shkruan BBC.

Biden bëri thirrje për një ndalim mbarëkombëtar të shitjes së armëve gjysmë automatike.

Ai kërkoi gjithashtu që të forcohen kontrollet mbi dosjet kriminale dhe historia psikologjike e blerësve të mundshëm të armëve.

Fjalim i Bidenit në mbrëmje kishte për qëllim pjesërisht që kjo çështje të jetë mendjen e votuesve, para zgjedhjeve për Kongresin në nëntor.

Më shumë se 18,000 njerëz kanë vdekur nga dhuna me armë në Shtetet e Bashkuara deri më tani në vitin 2022, duke përfshirë vrasje dhe vetëvrasje, sipas Arkivit të

Dhunës me Armë, një grup kërkimor jofitimprurës.

Kanadaja, Australia dhe Britania kanë miratuar ligje më të rrepta për armët pas sulmeve me armë zjarri në vendet e tyre, duke ndaluar armët e sulmit dhe duke rritur kontrollet.

Amerika ka përjetuar dy dekada masakrash në shkolla, dyqane, vende pune dhe objekte kulti, por nuk ka miratuar ndonjë legjislacion të tillë.

Një shumicë e gjerë e votuesve amerikanë, si republikanë ashtu edhe demokratë, favorizojnë ligje më të forta për kontrollin e armëve, por republikanët në Kongres dhe disa demokratë të moderuar e kanë bllokuar një legjislacion të tillë prej vitesh./abcnews.al/