Biden: Rusia po targeton civilët, por është herët të thuhet se po kryen krime lufte

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë që beson që Rusia qëllimisht po i trageton civilët në Ukrainë.

“Është e qartë që ata po synojnë civilët”, tha Biden, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse ai beson se Rusia po kryen krime lufte, Biden tha: “Ne po e ndjekim situatën nga afër. Është shumë herët për ta thënë këtë”, tha ai.