Biden: Putin po përpiqet të zhdukë kulturën ukrainase

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se “lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar një katastrofë njerëzore”, shkruan skynews.

Duke folur në hapjen e samitit Quad midis liderëve të SHBA-së, Japonisë, Australisë dhe Indisë, ai tha: “Më duket se Putini po përpiqet të zhdukë një kulturë.

“Ai nuk po synon më as objektiva ushtarake, ai po shkatërron çdo shkollë, çdo kishë, sikur po përpiqet të zhdukë kulturën ukrainase.

“Bota duhet të merret me këtë problem dhe ne po bëjmë pikërisht këtë gjë,” tha Biden.