Presidenti amerikan Joe Biden është informuar mbi hetimin për zbulimin e kokainës në hollin e krahut perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, dhe beson se është shumë e rëndësishme që Shërbimi Sekret të përcaktojë se si ka arritur kokaina atje, thanë zyrtarët të mërkurën.
Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së gjetën pluhurin gjatë një pastrimi rutinë të Shtëpisë së Bardhë të dielën, në një qese të vogël plastike në tokë.
Të mërkurën, zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se Shtëpia e Bardhë ka besim te Shërbimi Sekret.
“Presidenti mendon se është tepër e rëndësishme që kjo të hetohet plotësisht”, tha ajo.
Biden po udhëtonte me anëtarët e familjes gjatë fundjavës, kur u zbulua pluhuri dhe kompleksi u evakuua për pak kohë si një masë paraprake.