Presidenti amerikan, Joe Biden qeshi kur u pyet nga gazetarët që të komentonte fotografinë e paraardhësit të tij, Donald Trump të bërë gjatë arrestimit në shtetin e Georgias, duke thënë se ai është “djalë i pashëm”.
“E pashë në televizion”, u përgjigj presidenti amerikan. “Djalë simpatik. Një djalë i mrekullueshëm”, shtoi ai, raporton abcnews.
Ish-presidenti i SHBA-së iu dorëzua autoriteteve në një burg në Georgia, ku u ndalua dhe u fut në dosjet e policisë me akuzën se kishte planifikuar të “riformonte” vullnetin e votuesve në atë shtet federal në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, në të cilat humbi ndaj presidentit aktual, Joe Biden.
Trump, i cili renditet si i burgosuri me numrin P01135809, u lirua me kusht pas 20 minutash të kaluar në burg dhe gjatë procedurës bëri histori si ish-presidenti i parë amerikan që u shfaq në një foto policie.
Autoritetet e Georgias publikuan një fotografi të republikanit, pa buzëqeshje në fytyrë, duke parë kamerën dhe teksa shtrëngonte nofullën.
Trump më pas e publikoi foton në llogarinë personale në platformën X (ish-Twitter), si dhe në rrjetin e tij social, Truth Social.
Ndryshe, Trump pritet të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 pavarësisht ngritjes së katër aktakuzave penale.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.