Biden: Është e rrezikshme të thuash se gjyqi i Trumpit ishte i manipuluar

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ish-presidenti, Donald Trump ka mundësinë të apelojë vendimin në gjyqin e tij kriminal të Nju Jorkut për ‘heshtje’ parash.

“Tani atij do t’i jepet mundësia, ashtu siç duhet, për të apeluar atë vendim ashtu si gjithë të tjerët e kanë këtë mundësi. Kështu funksionon sistemi amerikan i drejtësisë”, tha Biden, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Biden tha, “është e pamatur, është e rrezikshme, është e papërgjegjshme që dikush të thotë se kjo ishte e manipuluar vetëm sepse nuk i pëlqen verdikti”.