Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se kjo bisedë ka zgjatur 40 minuta, derisa presidenti i Ukrainës ka treguar detaje në llogarinë e tij në Twitter.
“Sanksionet më të ashpra, ndihmën konkrete për mbrojtje dhe një koalicion kundër luftës sapo i kemi diskutuar me Joe Biden. Falënderues ndaj ShBA-së për mbështetjen e fuqishme për Ukrainën”, ka shkruar ai.
Kjo bisedë vjen pasi Zelensky, i cili është ende në Kiev, mbajti një fjalim gjatë natës duke thënë se Ukraina ishte “e vetme në mbrojtjen e vendit të vet”.




