Biden: Angazhimi ynë ndaj Ukrainës teksa mbron lirinë e saj është i palëkundur

President Joe Biden attends a meeting of the NATO-Ukraine Council, Wednesday, July 12, 2023 at the NATO Summit in Vilnius Lithuania.(Official White House Photo by Adam Schultz)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se angazhimi amerikan ndaj Ukrainës teksa mbron lirinë e saj dhe rindërton të ardhmen e saj është i palëkundur.

Kështu ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, pas takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë, raporton Klan Kosova.

“Sot në mëngjes, unë iu bashkova takimit të parë të Këshillit NATO-Ukrainë. Angazhimi ynë ndaj Ukrainës teksa mbron lirinë e saj dhe rindërton të ardhmen e saj është i palëkundur”, ka shkruar presidenti amerikan.

Kujtojmë se shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se Ukraina është “më afër NATO-s se kurrë më parë”.

ëto komente, ai i bëri gjatë një konference të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai theksoi se presidenti rus Vladimir Putin ka nënvlerësuar trimërinë e popullit të Ukrainës, guximin e forcave të saj të armatosura dhe vendosmërinë e lidershipit të vendit.