Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka shënuar 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një aktiviteti simbolik.
Sipas fotografive të publikuara, në hapësirat e bibliotekës është realizuar një instalacion ku plisat e bardhë janë paraqitur në ngjyrat e flamurit amerikan, si pjesë e shënimit të kësaj date.





