Bashkësia Fetare Islame me seriozitetin më të madh i ka pranuar shqetësimet e nxënësve të Medresesë Isa Beu, si nga Qendra ashtu edhe nga Paralelet e Shtrira të vajzave – thuhet në reagimin e BDI-së, me rastin e protestave të nxënësve të Medresesë që kërkonin të regjistrohen, sikurse gjithë nxënësit tjerë shkollave të mesme, në universitete publike e private.
“Njoftojmë opinionin publik se rreth 5 vite po bëhen përpjekje të vazhdueshme për akreditimin e Medresesë Isa Beu në sistemin arsimor të vendit. Këtë e vërteton arkiva e BFI në të cilën janë protokolluar të gjitha kërkesat deri më tani. Si rezultat i asaj që vitin e fundit janë intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim, tash më është përgatitur drafti i cili në një afat të caktuar do të futet në procedurë parlamentare me qëllim të sjelljes së ligjit. Në bisedat e shumta që ka pasur Reisul Ulema i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, ka marrë premtime se kjo çështje do të merr epilogun e vet pozitiv. Të këtilla janë garancitë nga faktorët relevant politik dhe Qeveritar” – thuhet në reagimin e BFI-së
Akuzat se BFI nuk i përfill kërkesat e nxënësve vijnë si rezultat i informimit të pamjaftueshëm, apo për qëllime të tjera jo të ndershme, që bien ndesh me realitetin – sqarojnë nga BFI-ja.
“BFI ndan shqetësimin e thellë me nxënësit e Medresesë dhe familjet e tyre, andaj po jep maksimumin që të tejkalohet ky problem i cili ekziston që nga themelimi i Medresesë Isa Beu” – thuhet në reagimin e BFI-së. /KlanMacedonia