Beyonce mbetet pa mbështetjen e nënës në turneun e saj

Nëna e Beyonces, Tina Knowles, iu desh të ndërpriste qëndrimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Dizajnerja e modës dhe mamaja e famshme tani është e martuar me 76-vjeçarin Richard Laëson dhe ata ndajnë një rezidencë në Los Angeles.

Dhe fatkeqësisht, asaj iu desh të kthehej në shtëpinë e saj më shpejt se sa ishte planifikuar për shkak të një ‘urgjence’.

Beyonce i ka dhuruar stafit të hotelit ku po qëndron në Londër bileta VIP për shkak të kujdesit ndaj saj.

Tina ka jetuar jetën e saj më të mirë në tokën britanike gjatë javëve të fundit duke e shoqëruar Beyonce në turne.