Beyonce kundërshton pretendimet e qeverisë amerikane se i detyrohet mbi dy milionë euro taksa

Beyonce i është përgjigjur qeverisë amerikane pasi thuhej se i detyrohej më shumë se dy milionë euro taksa.

Këngëtarja e “Crazy In Love”, 41 vjeçare, ka paraqitur një peticion në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme (IRS) dhe ka kërkuar një gjyq në Los Angeles sipas dokumenteve të marra nga People.

Kjo vjen pasi IRS lëshoi një njoftim ku thuhej se mbretëresha e muzikës pop i detyrohej më shumë se dy milionë euro taksa.

Foto: Getty Images

Beyonce i detyrohet 805,850 dollarë për 2018 dhe 1,442,747 dollarë për 2019 plus 449,719,40 dollarë në gjoba, sipas IRS.

Por ekipi ligjor i krijueses së hitit “Broken Hearted Girl” ka kundërshtuar faturën e detyrimit tatimor, duke pretenduar se të paktën 868,766 euro nga totali duhet të hiqen pasi ishte një donacion bamirësie.

Avokati i Beyonce, Michael Cohen, i tha People në një deklaratë: “Ne po punojmë me IRS dhe parashikojmë që çështja të zgjidhet së shpejti”.

Foto: Getty Images

Këngëtarja e “Single Ladies” është një nga femrat e famshme më të pasura të bëra vetë me një vlerë neto prej 450 milionë eurosh, sipas Forbes.

Burri i saj Jay-Z, ndërkohë, thuhet se ka një vlerë neto prej 2.5 miliardë eurosh.

Dyshja kanë shumë sipërmarrje biznesi edhe pse Beyonce dhe Adidas raportohet se kohët e fundit i ndërprenë lidhjet pas një rënie në shitjet për gamën e Ivy Park të ikonës.

Foto: Getty Images

Siç raportohet nga Wall Street Journal, Ivy Park pritej të sillte rreth 250 milionë euro në vitin 2022.

Megjithatë, ajo përfundoi me pak më shumë se 40 milionë euro një rënie e madhe nga shuma e 93 milionë eurove të vitit 2021.