Beyonce ka 3 vjet që kërkon Valdrin Sahitin, Elvana Gjata rrëfen prapaskenat

Beyonce u vesh nga Valdrin Sahiti dhe Elvana Gjata tregon si ylli botëror e ka kërkuar atë tash e tre vite.

Nuk është hera e parë që Beyonce zgjedh një stilist shqiptar, shkruan lajmi.net.

Tani ajo kishte zgjedhur Valdrin Sahitin dhe e veshur nga ai, shkëlqeu me fustanin e kuq në Californi të shtunën në galanë që u mbajt para çmimeve Grammy në Beverly Hills.

Ylli botëror ia besoi punën Valdrinit e sipas Elvana Gjatës, Beyonce ka 3 vite që kërkon të bashkëpunoj me stilistin shqiptar.

“Ka tre vjet që mbretëresha të do, të kërkon, dhe sot më në fund Beyonce shkëlqen me ty, Valdrin Sahiti”, ka shkruar Elvana pranë një postimi në Instagram.