Bexheti: UEJL është lider në vend për cilësi

Për 15% më shumë është rritur numri i studentëve të cilët janë regjistruar në Universitetin e Evropës Juglindore për vitin akademik 2019/2020. Rektori i këtij Universiteti Abdylmenaf Bexheti tha se cilësia e studimeve si dhe numri i studentëve mbi 60% të cilët punësohen në vitin e parë pas kryerjes së studimeve në UEJL, ka bërë UEJL-në lider në mes Universiteteve tjera të vendit. Përkushtimi i UEJL-së për të ardhmen, sipas Bexhetit, do të jetë rritja e cilësisë dhe përshtatja e tij, me kërkesat dhe nevojat e tregut.