Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti i cili në rrethin e parë të zgjedhjeve mori rrekord rritje të numrit të votave në nivel komunal, 10 790 vota, në mbledhjen e sotme të shtabit komunal me Isni Jakupin dhe Ardijan Muça falenderuan trukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj, ndërsa porositën ë në rrethin e dytë të zgjedhjeve të përkrahet masivisht kandidatura e Petre Shilegovit Nga radhët e LSDM-së për qytetin e Shkupit.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e radhës së shtabit komunal, sot bashkë me z.Isni Jakupi dhe z.Ardian Muça i falenderuam strukturat për angazhimin e tyre, mundin e dhënë dhe suksesin e korrur gjatë rethit të parë.
Për rethin e dytë në garën për qytetin e Shkupit, porositëm strukturat që me kapacitetet tona të përkrahim masivisht pa neglizhenc z.Petre Shilegov me të cilin kemi realizuar projekte shumë të rëndësishme për komunën tonë dhe projekte të filluara për cilat presim ti përfundojmë në të ardhmen.