Bexheti: Do të vazhdojmë si fraksion brenda BDI-së

Po vazhdon mbledhja e Kryesisë së BDI-së e cila po mbahet sot në Reciçë.

Blerim Bexheri nga i ashtuquajturi ” Grupi i zjarrit” tha se do të vazhdojnë të funksionojnë si fraksion brenda BDI-së.

“U shterrën të gjitha mundësitë që ne të debatojmë në mënyrë të sinqertë për problemet reale. Do të njoftoj nëpërmjet jush opinionin se ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona me bazat partiake me antarësinë dhe prej këtu ju bëjë thirrje gjithë antarësisë që të na mbështesin dhe të bashkëbisedojmë për dallimet që realisht po i imponon kjo Qeveri që ka uzurpuar organet vendimarrëse. Ne do të vazhdojmë të funksionojmë si franksionim brenda BDI-së dhe do të kemi qëndrimet tona për të gjitha çështjet e caktuara nga sot e tutje”, tha Bexheti.

Ndryshe, Bexheti shtoi se në partitë Evropiane franksionimet janë vlerë e shtuar demokratike.