Shkruan: Arsim Zekolli
Po, në Kosovë ka censurë ëmasive mediatike!
Po, në Kosovë gazetaria është e lirë nën sulm brutal!
Po, në Kosovë rrezikohet fjala e lirë!
Por, jo nga Qeveria.
Për dallim nga brutalizmi Orvelian, ku vëllai i madh kontrollonte Ministrinë e së Vëtrtetës, në këtë kohë virtytesh moderne të Aldous Huxley, mediat janë ato që censurojnë gazetarinë.
Kështu që, censura në Kosovë ushtrohet dhe diktohet nga mediat që janë të ndërlidhuar me grupe interesi që ndajnë dhe kanë një cak – eliminimin e Albin Kurtit.
GRUPI I PARË: Diplomatet ShBA/BE të irrituar nga pamundësia për ta shantazhuar Albin Kurtin me afera korruptive, kriminogjene. Fushata e tanishme “mediatike” është vazhdimësi e fushatës diplomatike Eskobar–Hill, për “zëvendësim alternativë” të Albinit. Pasiqë presioni i jashtëm nuk arriti këtë qëllim, tani është tentativa për t’i demotivuar qytetarët, cenuar popullaritetin e VV’së dhe – me shpresë – siguruar rënie në procesin zgjedhor. Roli i ShBA-BE, tani është ai i aktrimit të “verifikuesve dhe vlerësuesve të pavarur” që do të konfirmon kuturu gjitha akuzat e “mediave” oligarke kundër Qeverisë.
GRUPI I DYTË: Farefisnia elitare që nën Qeverine VV-së i humbi privilegjet që kishte së pari fal bashkepunimit me UDB e pastaj UÇK. Bijtë dhe bijat e Jugo-elitës, tani e dominojnë skenën mediatik dhe OJQ (nuk gjeni një gazetar mes tyre). Fushata e tyre për të pikturuar Albin Kurtin si “diktator”, ka për qëllim jo vetëm rrënimin e tij, por aq më shumë që kjo elitë-post-jugoslave, të prezantohet dhe imponohet si “demokrat liberal pro-perendimor”.
Në thelb, fushata e UDB-së, u testua dhe u dëshmua si e sukseseshme gjatë rrënimit të imazhit të UÇK, dhe tani farefisi UDB, dë0shiron të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (VV).
GRUPI I TRETË: Oligarkët, që në fakt nuk janë asgjë tjetër përveç se rrjet i krimit të organizuar që siguron përkrahje financiare për diplomatet e korruptuar dhe eliten ex-Jugoslave. Ky grupim është më se i vetëdijshem për urrejtjen ndaj tyre mes qytetareve te Kosovës, prandaj preferojnë të operojnë dhe komandojnë nga terri. Në këtë rast, “Klani Devolli” që orkestron fushatën e histerisë mediatike (jo gazetareske) kundër Kurtit.
Strategjia e këtij Trekëndëshi Krim-Diplomaci-Media, aspiron rrënimin e Kurtit. Dhe lehtësia dhe padenushmëria e kësaj strategjie deri më tani diktohet nga fakti që në Kosovë nuk ka asnjë media pro-Kurti. Por, ky fakt njëkohësisht demanton dhe zhvesh si qesharake, akuzat e intrigantëve si Adi Nurellari që e krahason Kurtin me Gruevskin, Vuçiqin, Orbanin. E them qesharake, pasiqë për dallim nga Kurti pa asnje media nën kontroll, këta tre mbanin nën kontroll dhe drejtonin, pothuajse tërë skenën mediatike në Maqedoni, Serbi, Hungari.
Kjo histeri mediatike me frekuencë të lartë nga Trekëndëshi Krim-Diplomaci-Media, tani arrinë kulmin, e pavetëdijshme për pasojat që shkakton mbi skenën politike në Prishtinë. Posaçërisht brenda partive opozitare ku në zhvillim e sipër bëhet ndryshimi i gjeneratave me fytyra të reja që vërtet nuk simpatizojnë Albin Kurti, por, njekohesisht, nuk pranojnë dhe nuk pajtohen me motivet e Trekëndëshit Krim-Diplomaci-Media.
Saktësisht, ajo që bie në sy, është interesimi i shtuar i këtyre fytyrave të reja për të mësuar shembujt e ngjajshëm në Shkup, Podgoricë, Sarajevë, ku partitë tradicionale pothuajse u shkatërruan dhe bënë pluhur nga diplomatët Amerikanë dhe u zëvendësuan nga farefisi UDB, idiotë të përdorshëm dhe toalet-parti. Prandaj, këto grupime të reja opozitare gjenden në udhëkryq mes kundërshtimit të VV-së dhe refuzimit të koncepteve të Trekëndëshit Krim-Diplomaci-Media, pasiqë ato i konsiderojnë si hapje varri për partitë tradicionale.
Bëhuni gati për edhe më shumë hiena-moralizëm nga Eskobari, Lajçak, Hill, Borell, Devollët, Rohde, Maliqi dhe langaraqët e tyre mediatikë (jo gazetaresk) kundër VV-së dhe Albin Kurtit. Por, njëkohësisht mbanë gjithnjë parasysh faktin se rrënimi i Kurtit është vetëm eliminim i pengesës drejtë cakut përfundimtar të dëshiruar nga Trekëndëshi Krim-Diplomaci-Media.
Qëllimi dhe caku final i këtij Trekëndëshi, është përmbysja sociale, politike, kulturore, mentale, historike të prezantimit të kosovarizmit si koncept dashakeq, primitivë, atavist dhe favorizimit të jugosllavizmit si koncept pozitiv, bashkëkohor, vizionar.
Ky cak final i Trekëndëshit Krim-Diplomaci-Media mund të arrihet vetëm me censurë masive dhe brutale të mediave “a la Klan Metohija”, sipas modelit të Fox Neës në ShBA dhe Sputnik në Rusi. Krahasoni debatet ne “Klan Metohi” dhe “Fx-Sputnik”, dhe do të vëreni modelin e “tre Putin/Trump debatues karshi një nga VV” si dhe ciklin 24 orësh të sulmeve më absurde kundër Albin Kurtit.
Censura kundër Albin Kurtit, bazohet mbi taktikën “sulmi si mbrojtja më e mirë” dhe është pjesë e strategjisë që kriminelët t’i shndërrojnë në modele morale, kurse të pakorruptuari në simbole të së keqes. Por, kjo nuk është diç e re. Është vetëm se reprizë e fushatës mediatike nga vitet ‘80-ta kundër Rugovës dhe të viteve 90-ta, kundër UÇK. Dhe prandaj, sërish do të dështojë.
*Shkrimi eshte marr na facebooku i ambasadorit Arsim Zekolli