“Bespreme” nga Mozzik publikohet sonte në mesnatë

Pas bashkëpunimit me Taynën e Butrint Imerin, Mozzik po sjellë projektin e ri muzikor.

Këtë e ka paralajmëruar vetë reperi ditë më parë, shkruan lajmi.net.

“Bespreme” titullohet kënga e cila publikohet sonte në mesnatë.

Ditë më parë reperi ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga kënga në profilin e tij të ‘Instagramit’.

Mozzik, ndryshe është njëri ndër reperët më të komentuar jo vetëm për muzikë por edhe për jetën e tij private./Lajmi.net/