Pushofsh në paqe, Daut Dauti.
Gazetari dhe historiani Daut Dauti ndërroi jetë në Londër.
Ai ishte në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ndriçues i realiteteve historike.
Kërkimet e tij në arkiva dhe botimet e shumta e shpalosën historiografinë larg ekstremiteteve, me përmbajtje dhe referime objektive.
Shkrimet e tij, sidomos ato për periudhën e Luftës së Dytë Botnore, janë pasuri e çmuar e mendimit historik shqiptar.
Në disa këmbime pikëpamjesh me Dautin pashë kulturën dhe respektin në rrafsh njerëzor, bashkë me përkushtimin e tij për ndriçimin e periudhave historike të deformuara nga propaganda dhe ideologjizimi.
Kalimi në amshim i Dautit asht humbje për kulturën dhe mendimin shqiptar.
Vepra dhe publicistika e tij duhet njohur e lexuar.



