Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme, me 10 vota “për”, zgjodhi Besir Aliun për shef të Prokurorisë Themelore në Tetovë, përcjell TV21. Aliu ka ushtruar këtë funksion edhe gjatë mandatit të kaluar, duke u zgjedhur për herë të parë në vitin 2020 nga Këshilli i Prokurorëve. Ai ka përvojë të gjerë në sistemin e drejtësisë, duke qenë gjithashtu anëtar i Këshillit Drejtues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë.
Lajme Besir Aliu rizgjidhet shef i Prokurorisë në Tetovë



