Futbollisti i talentuar, Besar Guxhufi ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me gjigantin turk, Beshiktashin.
Sipas informacioneve nga Turqia, ky klub për të ka paguar 500 mijë euro.
Guxhufi do të ketë pagë mujore 8 mijë euro.
Klubi i fundit për të cilin luajti në Maqedoninë e Veriut, është Bellasica, kurse del nga shkolla e futbollit të Vardarit ku ka luajtur në kategoritë e të rinjve.
Guxhufi më 17 maj do të mbush 17 vjet, kurse në Turqi ai krahasohet me Elif Elmas.