Besar Durmishi: Punë edhe në orët e vona, agjenda reformuese kërkon tempo dhe këmbëngulje
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, njoftoi për takimin e radhës javor të Qeverisë lidhur me Agjendën Reformuese për harmonizimin me BE-në.
Ai tha se edhe në orët e vona po punohet për masa që përkthehen në ekonomi stabile dhe kushte më të mira për kompanitë e punëtorët.
“Edhe në orët e vona punojmë për masa që përkthehen në ekonomi stabile, kushte më të mira për kompanitë dhe siguri më të madhe për punëtorët. Agjenda reformuese kërkon tempo, përgjegjësi dhe këmbëngulje, prandaj nuk do te ndalemi derisa te arrijmë rezultate”, publikoi Durmishi.



